“I ikën tmerrit të luftës”/ Familja e parë ukrainase strehohet në Tiranë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dhënë lajmin e mirë, se një familje ukrainase është strehuar në Tiranë.

Advertisements

Teksa publikon në rrjete sociale foton e familjes, Spiropali shkruan se ata ndodhen të strehuar në një fermë shqiptare në Laknas dhe mikpritja nuk ka munguar.

Postimi i Spiropalit:

Advertisements

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj

Kujtojmë që lufta në Ukrainë ndodhet në ditën e 18-ë të saj dhe gjatë këtij intervali kohor janë shënuar shumë sulme e mjaft viktima nga të dyja kampet.

Artikulli paraprakSherri i Arjolës dhe Atdheut si çift të dashuruarish! Çfarë ndodhi pas njohjes 6-vjeçare dhe konflikti që përfshiu familjarët
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Plagosen dy gazetarët e njohur