I FUNDIT/ Rusia trondit NATO-n, paralajmëron këtë vend anëtar të saj me luftë

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për vendet fqinje të Ukrainës, përfshirë dhe Rumaninë që është anëtare e NATO-s.

Advertisements

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shprehet se nëse këto vende do presin avionët luftarakë që SHBA-të do dërgojnë për Kievin, ato do përfundojnë duke u përfshirë në konfliktin e armatosur.

Advertisements

Zëdhënësi i Ministrisë, Igor Konashenkov tha në një konferencë video se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.

Ai paralajmëroi se nëse ato avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i atyre kombeve, “mund të konsiderohet si angazhim në konfliktin ushtarak”.

Konashenkov tha: “Ne e dimë me siguri se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve si bazë për aviacionin ushtarak ukrainas dhe më pas përdorimin e këtyre mjeteve kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur.”

Artikulli paraprakHabit Donald Trump: Të vendosim flamujt kinezë te aeroplanët tanë dhe të bombardojmë Rusinë
Artikulli tjetërRritja drastike e çmimit të naftës, Rama replikon sërish me qytetarët: Kjo është kohë…