Hiqen dyert e blinduara nga PD, njëra prej tyre peshon 350 kg (Video)

Prej ditës së shtunë ka nisur procesi i dyerve të blinduar nga selia e Partisë Demokratike.

Advertisements

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, heqja e dyerve të blinduara dhe hapja e dyerve për të gjithë demokratët është sinjali i parë për bashkim.

Në videon e publikuar në Abcnews.al, shihet teksa punonjësit heqin dyert dhe dritaret e blinduara nga selia blu.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se vetëm pesha e një prej dyerve të blinduar që ishin vendosur në seli arrin nga 300 deri në 350 kilogram, aq sa për të hequr njërën prej tyre nevojiten 4 persona.

Kujtojmë që menjëherë pas dorëheqjes së Bashës, në mbledhjen e parë të Kryesisë nga vetë deputetë dhe anëtarët e PD, u kërkua heqja e dyerve të blinduara nga selia.

Artikulli paraprakE veshur me rroba ushtarake, Arjola Demiri ka një mesazh për ata që flasin për të
Artikulli tjetërNjë tifoz special për Odise Roshin në ndeshjen ndaj Spanjës (Foto)