Fifi dhe Adis Patushi kanë vetëm pak muaj që janë bashkë. Ata janë më të afeksionuar se kurrë ndaj njëri-tjetrit dhe këtë e tregojnë me dedikimet ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo, dyshja ka surprizuar ndjekësit me një postim që kanë bërë ditën e sotme.
Advertisements
Një foto në të cilën shihen të përqafuar, e kanë ndarë në profilet e tyre duke e shoqëruar me fjalët, mami dhe babi. Kaq ka mjaftuar që të nisin menjëherë spekulimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.
Megjithatë, kjo mund të jetë një lojë nga na e dyshes duke qenë se janë mjaft të komentuar kohët e fundit. Ndërkohë, Fifi ka zbuluar gjithashtu se ndodhet në Burrel te të afërmit e Adisit.
Advertisements