I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tërhoqi vëmendjen sërish tek Ballkani, duke nënvizuar se Mali i Zi vazhdon ta joshë Moskën.
Advertisements
Për këtë arsye, tha ai për të përditëshmen malazeze Vijesti, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin.
E njëjta ideologji e gabuar, siç nënvizoi ai, po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit.
Advertisements
Escobar e pati një thirrje për të gjithë në rajon, që ta konsiderojnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.
“Teksa shpaloset katastrofa humanitare në Ukrainë, ju duhet ta pyesni veten se çfarë është gati Putin të bëjë gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ishte komenti i tij.
Duke ndjekur politikën e Bashkimit Europian, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë në 1 mars, por nuk ka marrë ende vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.
Kështu, ajo ende nuk e ka vendosur ndalimin e mediave ruse, Russia Today dhe Sputnik, në Mal të Zi – ndërkohë që blloku europian i ka ndaluar ato që në 2 mars.