Eksploziv në biznesin e Xhemal Bushatit/ Reagon PD

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Advertisements

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Advertisements

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund te perkule demokratet sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

Artikulli paraprakFierza prek “fundin”, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit në liqen
Artikulli tjetërE akuzuan se xhelozon kolegët, Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij habisin me veprimin e fundit ndaj balerinit të njohur shqiptar Kledi Kadiut