Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, të shtunën shpalli një shtetrrethim të ri në kryeqytetin ukrainas.
Advertisements
DONETSK, UKRAINE – MARCH 01: Pro-Russian separatists, in uniforms without insignia, gather in the separatist-controlled settlement of Mykolaivka (Nikolaevka) and Bugas, in Donetsk region (DPR) of Ukraine on March 01, 2022. ( Stringer – Anadolu Agency )
Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të shtunën në orën 20:00 dhe do zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit të së hënës.
Advertisements
“Sipas vendimit të komandës ushtarake, shtetrrethimi në Kiev dhe rajon do të forcohet përsëri”, tha ai.
Klitschko tha se vetëm automjetet me leje speciale mund të qarkullojnë gjatë shtetrrethimit dhe se banorët e qytetit mund të shkojnë në strehimore vetëm kur bie alarmi.
“Transporti publik, dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit nuk do të funksionojnë”, tha ai.
Ndërkohë trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych, në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas.
Të shtunën, Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në Slavutych dhe morën spitalin e qytetit”.
Ndërsa kryebashkiaku i Slavutych, Yuri Fomichev, u kërkoi banorëve të dilnin në sheshin e qytetit me simbole ukrainase për të “treguar pozicionin e tyre”.
Qindra njerëz dolën duke brohoritur “Slavutych është Ukrainë” dhe “Lavdi Ukrainës” në sheshin kryesor. Një flamur i madh ukrainas u shpalos.
Më pas CNN raporton se u dëgjua shpërthimi i të paktën 3 grantave. Më vonë turma lëvizi në shesh dhe u dëgjuan të shtëna të forta.
Pavliuk tha gjithashtu se “sipas informacioneve të fundit, kryebashkiaku Yuri Fomichiv është rrëmbyer nga pushtuesit”.
Hyrja e trupave ruse në Slavutych vjen pas disa ditësh bombradime të qytetit, i cili ndodhet pranë lumit Dnieper, rreth 150 kilometra në veri të Kievit dhe afër kufirit me Bjellorusinë.
Sipas zyrtarëve lokalë, qyteti ka qenë i izoluar pothuajse që nga fillimi i pushtimit rus.
Slavutych u ndërtua për punëtorët e centralit bërthamor të Çernobilit pasi katastrofa e vitit 1986 e bëri zonë të pabanueshme.