E rëndë në Tiranë/ Manjaku i “Myslym Shyrit” rreh dy vajza në mes të rrugës, pas 8 denoncimeve lihet i lirë nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se dy vajza janë rrahur brutalisht nga një djalë me emrin Denis.

Advertisements

Ky emër nuk është i panjohur për Policinë, pasi njihet si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e kryeqytetit. Ndaj tij, mësohet se janë bërë të paktën 8 kallëzime në Polici, por sërish përsoni dhunues është lënë i lirë nga institucionet ligjzbatuese.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Organizata Politike, e cila dënon ashpër dhunën e tij, si dhe fajëson institucuionet përkatësë që nuk marrin masat ndaj këtij shtetasi.

Advertisements

Postimi i Organizatës Politike:

NDAL DHUNËS NDAJ VAJZAVE!

Sot rreth orës 13:00 dy aktivistet e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko janë sulmuar dhe goditur fizikisht pranë vendbanimit të tyre. Pas denoncimit në polici, morëm vesh se keqbërësi, i quajtur Denis, është një personazh famëkeq, i njohur edhe nga policia si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e Tiranës. Ndaj këtij personi ka të paktën 8 kallëzime në polici për dhunë ndaj vajzave, por në të gjitha rastet institucionet ligjzbatuese e kanë lënë të lirë.

Përgjegjës për dhunën kafshërore ndaj shoqeve tona dhe vajzave të tjera nuk është vetëm ky keqbërës, por edhe i gjithë zinxhiri i institucioneve shtetërore që vazhdojnë të tolerojnë krime të tilla: nga policia te prokuroria dhe çdokush që ka në dorë të frenojë dhunën. Për këto institucione, jeta dhe siguria fizike e vajzave janë të parëndësishme.

Edhe sa vajza duhet të dhunohen përpara se shteti të veprojë?! Mos duhet të presim që grushtet keqbërëse të marrin jetë?! Apo ta marrim vetë drejtësinë në dorë?!

Dhuna dhe indiferenca e institucioneve shtetërore na motivojnë edhe më shumë për të luftuar kundër dhunës gjinore dhe diskriminimit të shumanshëm të vajzave dhe grave.

Artikulli paraprak“Do Zoti hanë më pak sheqer”, Balla bën pazarin e ushqimeve në një market në Lushnjë, e shoqëron kryebashkiakja Eriselda Sefa
Artikulli tjetërShkaktoi “FURTUNË” largimesh në Postën Shqiptare, kryeministri Rama shkarkon Ervin Bushatin, ja kush e zëvendëson