E FUNDIT/ Ekzekutohet gazetari i njohur

Në Irpen, trupat ruse vranë një gazetar të New York Times dhe një gazetar tjetër u plagos, tha shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.

Advertisements

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë.

Advertisements

Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetar është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar Nebitov në Facebook.

Ai publikoi gjithashtu një ID dhe pasaportë gazetareske editoriale, sipas së cilës bëhet fjalë për video gazetarin, shtetasin amerikan Brent Renaud.

Artikulli paraprak“Do jem e jotja përgjithmonë”/ E veshur me të bardha dhe shumë se*si, aktorja shqiptare organizon festën e beqarisë (FOTOT)
Artikulli tjetërNxehen gjakrat/ Rusët sulmojnë xhaminë në Ukrainë, Turqia reagon urgjent ndaj Vladimir Putin!