Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kryejnë stërvitje në ishujt e Japonisë.
Advertisements
Katër ishuj, të cilët Rusia i quan Kurilet Jugore dhe Japonia i quan territoret Veriore, janë objekt i një mosmarrëveshjeje më shumë se 70-vjeçare midis dy kombeve.
Për shkak të mosmarrëveshjes, Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Advertisements
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po tërhiqej nga negociatat me Japoninë që synojnë nënshkrimin e atij traktati, për shkak të qëndrimit të ashpër të Tokios kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Ndërsa tani, Distrikti Ushtarak Lindor i Rusisë thotë se do të kryejë stërvitje ushtarake në ishuj me më shumë se 3,000 trupa dhe qindra pjesë të pajisjeve të ushtrisë.
Sakaq, Japonia e kishte dënuar më parë Rusinë për tërheqjen nga bisedimet e paqes dhe për ndalimin e projekteve të përbashkëta ekonomike në lidhje me ishujt.