Detaje nga zjarri në Komisariatin e Kamzës, si i iku policisë 26-vjeçari dhe u kyç në tualetin e burgut

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri në komisariatin në Kamëz gjatë ditës së djeshme. 26-vjeçari i identifikuar si Arben Mici dyshohet se ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra nga flakët.

Advertisements

Mëngjesin e sotëm grupi i ekspertëve që ka shkuar në komisariat ka zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ditën e djeshme Mici i arrestuar për dhunë në familje ka dalë para gjykatës penale të Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

E njëjta masë u la edhe për 62-vjeçarin Dilaver Idrizi, i cili hodhi gruan nga ballkoni por i mohoi akuzat.

Advertisements

Arsyeja përse ishin shoqëruar sërish në komisariat, në ambientet e paraburgimit, është sepse nuk kishte shtretër të lirë. Nga ana e komisariatit ishte bërë kërkesë që të transferoheshin në ambientet e vuajtjes së dënimit. Transferimi do të bëhej ditën e sotme.

Në momentin kur ka parë tymin që ka dalë nga ambientet e paraburgimit, konkretisht në dhomën ku qëndronte 26 vjeçari, polici Hajredin Boja ka vrapuar dhe ka hapur derën, ndërsa ka tentuar të nxjerrë të riun.

Por 26 vjeçari i ka shpëtuar nga duart efektivit dhe është futur në tualetin e dhomës ku ai qëndronte. Më pas kanë shkuar efektivët e tjerë të cilët kanë tentuar t’u japin ndihmë por s’kanë mundur për shkak të tymit. Zjarrfikëset e kanë gjetur 26 vjeçarin të mbyllur në tualetin e dhomës së burgut, në gjendje të rëndë pasi ishte asfiksuar dhe me plagë në trup. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 2 policë të komisariatit numër 5, Hajredin Boja 64 vjeç, i cili mbeti i lënduar teksa po tentonte të nxirrte të burgosurit, si dhe kolegu i tij Fatmir Isufi 64 vjeç. Nën hetim janë inspektorët Lutfi Muça 64 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin nr. 5; Mark Marashi 52 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Nr. 5 dhe Komisar Ylli Çollaku 44 vjeç me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 5.

Artikulli paraprak“Putin do bëhet zot i botës!”/ Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës: Të gjithë do shkrihen si akulli…
Artikulli tjetërE BUJSHME/ Gjermania jep lajmin e madh për patentat shqiptare dhe kosovare