Kërcënimi i Vladimir Putinit: Këto janë 5 vendet e BE-së të cilat unë i pushtoj për dy ditë

Pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse ngjalli frikë në Europë te disa shtete që konsiderohen si shënjestra e radhës së presidentit rus Vladimir Putin.

Advertisements

Javët e fundit, kërcënimet nga Rusia nuk i janë drejtuar vetëm Ukrainës, por edhe shteteve të tjera që sot janë pjesë e NATO-s.

Advertisements

Në shtator të 2014-ës, Putin vendosi në listë pesë shtete, të cilat u kërcënuan privatisht. Ato janë Polonia, Rumania dhe shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”, Putin i tha presidentit ukrainas Petro Poroshenko: “Nëse dua, brenda dy ditësh mund të kem trupa jo vetëm në Kiev por edhe Rigë, Vilnius, Tallin, Varshavë dhe Bukuresht”.

Deklarata, nëse është bërë kështu, shënon dhe herën e parë që Putin të ketë diskutuar idenë e pushtimit të një shteti anëtar të BE-së ose NATO-s.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, i cili është letonez, i tha Politico-s në fillim të këtij muaji se Putini ka të ngjarë të rrisë ambiciet e tij ushtarake dhe të sfidojë NATO-n në vendet e Detit Baltik, Lituani, Letoni dhe Estoni nëse ai triumfon në Ukrainë.

“Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Është e qartë se Putini tani është në një lloj humori luftarak agresiv dhe për fat të keq, ka të ngjarë që ky agresion të vazhdojë edhe në vende të tjera”, tha ai.

I pyetur nëse ai ishte veçanërisht i shqetësuar për Moldavinë, Dombrovskis tha se shqetësimi më i madh mbeten shtetet baltike.

Artikulli paraprakNjë tifoz special për Odise Roshin në ndeshjen ndaj Spanjës (Foto)
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Çmendet deputeti rus, propozon të pushtohet Polonia dhe disa shtete të Evropës