Dalin pamjet ku 15-vjeçari në Pogradec qëllohet shumë pranë zemrës, ndodhet në gjendje kritike për jetën (VIDEO)

Një sherr i cili nisi pas një zënke për rrjetet sociale për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 15-vjeçarit në Pogradec.

Advertisements

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur gjimazistët pranë shkollës “Gjergj Pekmezi” përplasen me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi J.L e godet me thikë shumë pranë zemrës.

Pas këtij momenti 16 –vjeçari largohet ndërsa i plagosure ulet në tokë, në vështirësi për të reaguar.

Advertisements

Policia njofton se momentalisht i plagosur është në gjendje kritike dhe mund të rrezikojë jetën për shkak të plagës së shkaktuar nga thika.

Pas ngjarje policia ka mundur të arrestojë J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec. Ai do të përballet tashmë me akuzën e për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin G. R., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës.

Artikulli paraprak‘Tmerri’ i tankeve, Anglia rrit furnizimin me ‘bishat’ e luftës në Ukrainë
Artikulli tjetërKinematografia botërore në zi! Ndërron jetë aktorja e dashur për publikun (EMRI + FOTO)