“Jo vetëm Ukraina: Polonia, shtetet baltike, Moldavia si dhe Kazakistani, gjithashtu duhet të “çmilitarizohen dhe denazizohen” nga Rusia”.
Advertisements
Ky është propozimi i Sergei Savostyanov, deputet i Dumës së Rusisë. Dokumenti me kërkesën e tij drejtuar qeverisë dhe Vladimir Putin daton më 24 mars dhe filloi të qarkullojë në Twitter pasi Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky, ngriti frikën për “një operacion special ushtarak global”.
Advertisements
“Një ofensivë në shkallë të plotë të Moskës, që përfshinë Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë. Dhe kjo vetëm në Evropë”, thuhet në propozimin e deputetit. Fjalët e Savostyanov dhe dokumenti i tij u shpërndanë nga Nexta, një media pro-ukrainase bjelloruse, dhe nga Visegrad24.
A #Moscow City Duma deputy suggested that six more countries – #Kazakhstan, #Moldova, #Poland, #Lithuania, #Latvia, and #Estonia – should be "denazified". pic.twitter.com/v1DlPP2K3H
— NEXTA (@nexta_tv) March 26, 2022
Artikulli i botuar më 25 mars raporton një pjesë të tekstit të hartuar nga deputeti rus: “ Çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës do të garantojë siguri të qëndrueshme për popujt e Ukrainës, Rusisë dhe të gjithë Evropës. Për një proces më gjithëpërfshirës që synon të garantojë sigurinë e Federatës Ruse, si dhe të Ukrainës, e konsideroj të përshtatshme të përfshijë shtetet baltike (Lituania, Letonia, Estonia), Polonia, Moldavia dhe Kazakistani në zonën e denazifikimit dhe çmilitarizimit”. /abcnews.al