Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aktit barbar, ku Rusia sulmoi me raketa spitalin në Mariupol.
Advertisements
Me anë të një postimi në twitter ajo shkruan se është e tmerruar nga kjo ngjarje dhe se këto krime duhet të dënohen nga e gjithë bota.
Po ashtu Xhaçka shton se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.
Advertisements
“E tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë . Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, shkruan Xhaçka.