Edhe pse qeveria doli me masa konkrete, nuk ndalen protestat në Tiranë e qytete të vendit.
Advertisements
Qytetarët kanë njoftuar se do ngrihen edhe sot në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Tubimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ashtu si ditën e kaluar, lajtmotivi i protestës është ‘boll na vodhët!”
Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.
Advertisements
Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Rama tha se ata që protestojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!