“Bjer sërish në dashuri, edhe kur…”/ Arbana Osmani mesazh të koduar ish-bashkëshortit?

Nëse kemi thënë Arbana Osmani kemi thënë një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar. Ndonëse është shumë e komentuar dhe njerëzit kanë shumë kuriozitet për jetën personale të moderatores, ajo është shumë e rezervuar.

Advertisements

Rreth dy vite më parë Arbana u bë kryefjalë e mediave rozë pasi u zbulua lidhja e saj me regjisorin Eduart Grishaj. Gjë kjo që doli në pah vetëm pak kohë pasi u zbulua divorci i saj me bashkëshortin Ardit Kero, një emër jo i njohur për publikun.

Pavarësisht raportimeve të shumta, prezantuesja e “Big Brother VIP” vendosi të qëndronte në heshtje duke mos folur asnjëherë për divorcin, teksa pak dihet nga lidhja e saj me regjisorin. Ata mirëpritën në jetë në 2020 djalin e tyre të parë, Diellin, teksa Arbana është sërish shtatzënë.

Advertisements

Një postim i saj në rrjetet sociale duket se tregon shumë për jetën e saj private. Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një thënie ku shkruhet: Bjer në dashuri, edhe pse ti mendon se është e pamundur pasi të është thyer zemra.”

Kjo duket si një referencë e ndarjes së saj nga ish-bashkëshortit dhe më pas rënia në dashuri me Eduartin. Ndonëse Arbana nuk ka zbuluar shkakun e divorcit të saj, ndarjet nuk janë të bukura dhe asaj mund t’i jetë thyer zemra, siç thuhet edhe në thënien e mësipërme. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe një thënie motivuese që Arbanës i ka pëlqyer shumë dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ndarja nga ish-bashkëshorti

Lidhja e Arbanës me financierin Ardit Kero zgjati rreth 16 vite. Edhe pse ka qenë e martuar me të prej mëse një dekade, moderatorja e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes. Foton e parë me ish-bashkëshortin, Arbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Arbanës, edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.

Në një intervistë asokohe, Arbana pohoi se s’kishte plan të vishej nuse, pasi nuk i pëlqente të ndante intimitetet nga jeta private me të tjerët. Ndërkohë ajo kishte zbuluar se prej vitesh jetonte me bashkëshortin në një qytet tjetër që s’ishte Tirana, për shkak të punës së tij dhe udhëtonte çdo ditë në kryeqytet për të punuar në televizion.

Nga lidhja e tyre erdhi në jetë djali i parë i Arbanës, i quajtur Joni. Prej vitesh Arbana e mbajti atë larg rrjeteve sociale duke mos ia zbuluar asnjëherë portretin. Por, pas ndarjes ajo nisi të bënte postime të shumta më të dhe tashmë djali i madh i Arbanës mbizotëron në postimet e saj në Instagram.

Lidhja me Eduart Grishajn

Arbana zyrtarizoi lidhjen me regjisorin në maj të 2020 kur e uroi në rrjetet sociale për ditëlindje. Krah një fotoje shumë romantike ajo shkruante: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im i ngushtë, që ke gjysmë e zemrës time. Ai që së shpejti do të bëhet baba. Të dua Eduart”, duke zbuluar kështu se do bëheshin prindër.

Arbana Eduart 640×375

Prej asaj kohe, të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit postime të shumta nga jeta e përditshme, udhëtimet, por edhe puna. Megjithatë, Arbana nuk ka folur kurrë për divorcin e saj dhe as se kur e nisi lidhjen me Eduartin.

Artikulli paraprak‘Dua t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. 1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja ende e pret
Artikulli tjetërNga ishujt e virgjër anglezë në Qipro, ja si i fshehin paratë oligarkët rusë