Raportohet se Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë luftës së ashpër që po zhvillohet në vend.
Advertisements
Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët.
Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si BE në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.
Advertisements
AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.