Aktivisti i njohur kap detajin: Llampadari në zyrën e Edi Ramës kushton sa qimet e kokës

Aktivisti Genc Sejko, i njohur për memet e tij ironike dhe politike, ka zbuluar se në zyrën e kryeministrit Rama gjendet një llampadar, me kosto online 10 mijë euro.

Advertisements

“Nuk e kuptoni që bota është në krizë, e që duhet të shtrëngojmë të gjithë rripin?!Kryeministri mund të kishte blerë llampadar

20.000 eurosh por zgjodhi që të blinte një të lirë për vetëm 9.999 euro. Ai po e bën të tijën. Po ju?!”, shkruan aktivisti Sejko.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka folur për protestën kundër rritjes së çmimit, ndërsa pritet që të fillojë për pak protesta në Sheshin Skëndërbej.

Rama tha se është turp që një vend i NATO-s proteston për rritjen e çmimeve që vjen sipas tij si pasojë e luftës dhe që ka prekur të gjithë botën.

Ndër të tjera, kryeministri Rama tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi nëse hiqet taksa atëherë do të rritet energjia elektrike.

Artikulli paraprak“I humba shpresat”, Albana rrëfen për shtatzëninë: Mendoja sekondat e fundit të jetës
Artikulli tjetërProtesta e veçantë e ish-pilotit sovjetik, i vetëm dhe me një xhaketë “jo luftës” ai endet në rrugët e qytetit: Shumë njerëz më quajnë tradhtar, por…