26-vjeçari humbi jetën nga flakët në Komisariatin nr. 5, zbulohen detaje nga ngjarja, viktima i vuri flakën dhomës dhe më pas…

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Advertisements

Raportohet se zjarri dyshohet se është vendosur nga 26-vjeçari Arben Mici, i cili si pasojë e flakëve ndërroi jetë në spital.

Ishte ora 21:00, kur Mici i ka vendosur zjarrin batanijes, me flakët që nisën të shpërndaheshin në të gjithë perimetrin e dhomës, duke çliruar në ajër shumë toksina helmuese.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se ka qenë vetëvrasje. Dilaver Idrizi dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja janë përpjekur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin nga vatra 26-vjeçarin prandaj kanë mbetur të lënduar.

Kjo është ekspertiza paraprake për zjarrin në komisariat.

Viktima ishte arrestuar për dhunë në familje.

Artikulli paraprakPutin nuk heq dorë, zbardhet ULTIMATUMI i tij më i fundit
Artikulli tjetër12-vjeçarja vret kushëririn live në Instagram, pastaj kryen vetëvrasje