Monika Lubonja është një nga banoret më të dashura në Big Brother Vip.
Advertisements
Rrugëtimi i saj në Big Brother tashmë e 120 ditë nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të, pasi që ajo e ka lënë vajzën e saj të vetme jashtë duke e pritur.
Monika Lubonja me hyrjen në shtëpi ka lënë përgjysmë edhe shumë punë tjera.
Advertisements
Puna si këshilltare në Bashkinë e Tiranës është komentuar goxha shumë nga publiku pasi që e kanë cilësuar si të padrejtë të merrë pagë e të vazhdojë lojën në BBV.
Ndonëse pak me vonesë por Erion Veliaj ka marrë vendimin e papritur ndaj Lubonjës.
Ai javë më parë i ka ndërprerë rrogën Monikës si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjë që asaj nuk do t’i pëlqejë dhe shumë ky vendim posa të dalë nga Big Brother Vip.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Olti Curri i cili në vazhdimësi komenton banorët e BBV.
“Ja të presimca do thote Monika kur te dale edhe ta marre vesh qe Erion Veliaj ja preu rrogen qe merrte nga Bashkia. Mos ben me keq se Einxhell, shkon ja shkul pemet qe ka mbjelle, ka shkruar Olti.