I fundit/ Vranë taksistin sepse dyshonin se kishte lidhje me mamanë e tyre, Gjykata merr vendimin e rëndë për dy vëllezërit Shera

Dy të rinjtë, vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera janë dënuar nga Gjykata me 37 vjet burg për vrasjen e taksistit të familjes, pasi dyshonin se ky i fundit kishte një lidhje me të ëmën e tryre. Vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla, ndodhi në gusht të vitit 2020 në zonën e Fushë-Prezës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Advertisements

33-vjeçari dhe 22-vjeçari gjatë fjalës mbrojtëse i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën.

Sipas Saimir Sherës gjithçka ndodhi pasi në fshatin ku banonin u përhap thashethemi se taksisti kishte lidhje dashurie me nënën e tyre.

Advertisements

Ai tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij , por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anetar tjetër te familjes.

“I ngjita makinës me qira frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit”, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”, tha 33-vjeçari.

Sajmir Shera

Arsil Shera

Artikulli paraprak‘Çmendet’ 33-vjeçari në qytetin shqiptar, merr sëpatën dhe sulmon dy persona
Artikulli tjetër“Na u sulën dhe na goditën me thikë”/ Vrasja e 19-vjeçarit grek, dëshmia tronditëse e shokut të tij që mbeti i plagosur