Vogëlushi ‘i prek’ të gjithë në protestë: “O xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë” (video)

Një vogëlush i ka prekur të gjithë në protestën që banorët e “5 maj-it”, Paskuqanit dhe Laprakës po zhvillojnë para kryeministrisë, duke i bërë thirrje Ramës që të mos ua prishë shtëpitë.

Advertisements

“O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpiat, të lutem. Ne mezi i kemi bërë!Hajdeni çuna goca, sa më shumë, mblidhuni këtu! Dua grup, shpejt!”-u shpreh i mituri.

Advertisements

Banorët janë mjaft të indinjuar me kryebashiakun dhe kryeministrin Rama, duke bërë thirrje për protestë dhe se nuk do dorëzohen pa marrë atë që u takon.

Kujtojmë se ditën e sotme në protestë kanë dalë dhe banorët e “Kodrës së Priftit” duke kërkuar rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’.

Para pak ditësh kryeministri Rama u shpreh lidhur me këtë cështje teksa replikonte me një komentues në Facebook se banorët e prekur nga projekti i rindërtimit kanë marrë atë që u takon.

“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.

Protestuesit kanë paralajmëruar dhe grevë urie nëse nuk marrin zgjidhje.
“Po shohim si opsion futjen në grevë urie para kryeministrisë sepse shumë shpejt do fillojë shembja e banesave. janë shënuar me kryq. Është e patolerueshme, duam zgjidhje. Atëherë kur të marrim zgjidhje ju mund të vijoni punën. Po shohim si opsion futjen në grevë urie deri në vetëflijim. Në të gjithë Shqipërinë ka projekte, ka çështje prone, ka konflikt për pronën. I ftoj të gjithë të na bashkohen neve. Çdo person që ka konflikt për pronën, të kërkojmë një nismë ligjore që të marrë fund njëherë e mirë çështja e pronës”, deklaruan banorët.
Ata falënderuan dhe policinë e Shtetit që ishte në gatishmëri pranë protestuesve.

Artikulli paraprak“A ke fobi nga organi gjenital i burrit?”/ Einxhel dhe Iliri e provokojnë keq, përgjigja e Beniadës i lë pa fjalë! (VIDEO)
Artikulli tjetër“Isha futur në një botë shumë të errët”/ Beatrix Ramosaj flet për herë të parë për periudhën e vështirë që përjetoi pas daljes nga BBV