“Vala e Omicron është në…”/ Flet epidemiologu Alimehmeti: Ja çfarë pritet në pranverë

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka thënë se vala e variantit Omicron është në rënie. Sipas ekspertëve Shqipëria dhe vendet e rajonit po pësojnë ulje të infektimeve së fundmi, duke menduar se kjo val po vjen drejt shuarjes.

Advertisements

Alimehmeti u shpreh se në pranverë pritet që të dalim nga faza akute e pandemisë.

“Ne po dalim nga dallga e madhe e valës Omicron, le të themi nga faza akute e situatës, dhe ne presim që në Pranverë të dalim nga faza akute e pandemisë dhe në Shqipëri.

Advertisements

Ne shohim që numri i njerëzve që është infektuar është goxha i lartë, pra Omicron ka prekur pothuajse gjithë xhepat e paprekur, ka njerëz që janë infektuar për herë të dytë”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti për Klan Tv.

Artikulli paraprak“Nuk ka profesionista jo…”/ Kida ‘tradhëtohet’ nga Photoshop-i, ja detaji që i ka ‘shpëtuar’ këngëtares (FOTO)
Artikulli tjetërVrasje, trafik droge dhe vjedhje. Kush janë “të fortët” shqiptarë që u arratisën nga burgu në Greqi, koka e bandës i dënuar me burgim të përjetshëm (Foto)