Ukraina po sulmohet me raketa dhe nga Deti i Zi! Ushtria tregon bilancin e humbjeve në radhët e forcave ruse

“Raportet që vijnë tregojnë se raketat po lëshohen në Ukrainë nga Deti i Zi. Sulme ajrore janë raportuar gjithashtu në disa zona, në një përshkallëzim të dukshëm të dhunës”.

Advertisements

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase ka publikuar të shtunën bilancin që ata e quajnë “një boom” i humbjeve në radhët e ushtrisë së Rusisë.

Sipas një postimi në faqen e saj në Facebook, më shumë se 3,500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë zënë robër.

Advertisements

Ushtria e Ukrainës bën me dije gjithashtu se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke. BBC thotë se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjë nga këto pretendime.

Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.

Lajme të tjera, çfarë dimë deri më tani, 26 shkurt, dita e tretë e pushtimit rus në Ukrainë:

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk miratoi rezolutën që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës, pasi Rusia përdori veton.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje ushtrisë së Ukrainës t’i rrëzojë liderët politikë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ra dakord për bisedime për armëpushim.

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe ngrinë pronën e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Robert Metsola, paralajmëroi mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave.

NATO-ja aktivizoi planet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Trafiku ajror rus, përfshirë linjat ajrore komerciale dhe avionët privatë, u ndalua në disa vende të Evropës.

Artikulli paraprak“Ne do mbrojmë shtetin tonë”, Presidenti i Ukrainës Zelenskiy publikon videon e re nga Kievi këtë mëngjes, përgënjeshtron raportimet se…
Artikulli tjetërIshin veshur si ushtarë ukrainas, ja si u zbuluan dy rusët, vrìten me breshëri plùmbash