Edhe pse ajo luajti pak role, ndër të cilët veshja dhe grimi ishin brenda kornizave të rrepta të asaj kohe, Ema Ndoja nuk kishte asgjë të përbashkët me koleget e saj të fundviteve ‘80. Ema ka lënë gjurmë në kujtesën e publikut. Kishte edhe të tjera të bukura, por Ema ishte joshëse. Ndër të paktat, në mos e vetmja, që kishte imazhin e gruas ndjellëse, jo thjesht të bukur.
Advertisements
E kujtoni me rolin e vajzës së ndrojtur në filmin “Në prag të jetës”? Ekspozoi trupin me rroba banje dhe dha shenja të qarta se ajo e kishte ndarë mendjen të ishte aktore dhe jo vajzë e mirë. Vetëm se nuk e pati të gjatë. U zhduk nga ekrani pas viteve ’90, si gjithë të tjerat. Jeton prej vitesh në Gjermani dhe kthimin e parë në Shqipëri e në skenën shqiptare e pati pas 31 vitesh, me dy mikeshat e saj Merita Tërshana e Vikena Kamenica, po aq e bukur po aq sharmante.
Advertisements