U dogj brenda makinës së tij, ky është i riu që humbi jetën

Bëhet me dije se 32-vjeçari është një biznesmen në fushën e tregtimit të automjeteve dhe dyshohet se ka kryer vetëvras je në kushtet e depresionit.

Advertisements

Sipas hetimeve të kryera nga uniformat blu rezulton se vikt ima ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëdjegien në brendësi të automjetit të tij tip Wolksvagen Pasat me targa AA 273 NU

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Ëolksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektiv e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Ëolksvagen Pasat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

Artikulli paraprakKy është momenti kur digjet makina në Kërrabë, brenda saj një person i shkrumbuar
Artikulli tjetërBefasohet Arjola Demiri, Top Channel e lë pa fjalë aktoren, i bëjnë suprizën që e kishte ëndërruar gjithë jetën