Konspiracionisti Alfred Cako ka dalë me një deklaratë tronditëse përsa i përket luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij kjo luftë është e qëllimshme sikurse pandemia e COVID-19 dhe synon që të vriten sa më shumë njerëz. Sipas Cakos pa përgatitet revolucioni teknologjik për krijimin e njerëzve robotë.
Advertisements
“Po jetojmë në një epokë shumë të rrezikshme. Kjo e luftës është vazhdimi i plandemisë. Numër 2 mund ta quajmë. Mund të jetë kështu siç duket, por unë mendoj shumë pak vetëm 10%, ndërsa 90% mendoj se këta janë bashkë.
Mbasi u turpëruan me plandeminë dhe e panë që gjithë popujt e kuptuan të vërtetën dhe do të përballeshin me protesta të fuqishme, këta organizuan këtë plandeminë numër 2 që është akoma më e frikshme për t’i hedhur popujt kundër njëri-tjetrit për t’i grirë, për t’i vrarë për t’i masakruar.
Advertisements
Të gjitha këto ndodhin gjithmonë në vende e zhvilluara industriale ku fillojnë revolucionet teknologjike. Ka filluar revolucioni teknologjik i krijimit të njerëzve robotë.
Plani është si me plandeminë për depopullim. Të vriten sa më shumë njerëz, të vdesin nga vuajtjet nga uria, torturat për shkak të mungesës së banesave nga shkatërrimet e luftës, sa më shumë njerëz sa më shumë të jetë e mundur.”, shprehet Cako.