Një person ende i paidentifikuar është gjetur i djegur brenda një makine në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e njohur si kthesa e Kodër Krastës. Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen duke bërë me dije se k ufoma është gjetur në sediljen e pasme të mjetit “Volkswagen”, por nuk dihet se në ç’rrethana ka ndërruar jetë, ku nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë vrarë. Ndërsa pronari i makinës së djegur është Armando Mici, 32 vjeç nga Elbasani. Por nuk dihet nëse është ai personi që ka ndërruar jetë brenda makinës.
Advertisements
“Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë,“-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Mësohet se Policia po ndjek dy pista duke përjashtuar shkaqet aksidentale. Për “blutë”, kemi të bëjmë ose me një krim pasioni, ose me një vrasje mafioze. Ndërsa deri më tani është bërë me dije se vik tima është i seksit mashkull, por ende nuk dihet asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Mjeti i djegur është pikasur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet për të zbuluar ngjarjen e plotë.
Advertisements