Tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, meret vendimi për reperin e njohur shqiptar

eperi i famshëm shqiptar, Ervin Selita i njohur me nofkën artistike “Vinz” është lënë në burg.

Advertisements

Ai u arrestua nga policia e Tiranës tre ditë më parë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

Kjo pasi reperi ka shkuar në hotel me një vajzë dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.

Advertisements

Në konflikt janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë.

Artikulli paraprakTragjike/ I bllokuar prej katër ditësh në pus, 5-vjeçari ndërron jetë menjëherë pasi e nxjerrin jashtë (FOTO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Zjarri shkrumbon totalisht një godinë banimi, brenda jetonin 4 familje