Skandali me rrogat/ FSHF mohon lajmin dhe sulmon mediat, dokumenti nxjerr bllof Armand Dukën…

Federata Shqiptare e Futbollit ka mohuar artikullin e publikuar nga Gazeta Panorama dhe Panorama Sport rritjen e pagave të drejtuesve të FSHF-së.

Advertisements

Në reagimin e saj FSHF thekson se nuk ka asnjë rritje page, ndërkohë që Panorama.al publikon dokumentin dhe listën me pagat e drejtuesve të këtij institucioni.

Advertisements

1
“Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet zyrës së saj të financës konfirmon për publikun e gjerë se tabela e pagave nuk ka pësuar asnjë ndryshim në këtë periudhë dhe jo më, të trefishohet. I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos ndikohet nga dezinformomi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i mediave të kapura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës”, thekson FSHF.

2
Por pavarësisht mohimit te lajmit, siç shihet në dokumentin e siguruar nga Panorama, paga e Ilir Shulkut ka shkuar në 16 milionë lekë të vjetra. Paga e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së sipas ndryshimeve të reja kalon me 10 herë pagën e një ministri të qeverisë.

3
Edlira Jaupaj, drejtoreshë e burimeve njerëzore, 9 milionë lekë të vjetra.

4
Andi Vreçani, drejtor i marrëdhënieve me publikun paguhet 6 milionë lekë të vjetra. Panorama Sport

Artikulli paraprakOlsa Muhameti tregon për gjendjen shëndetësore të Bora Zemanit (FOTO)
Artikulli tjetërEinxhel tregon sikletin e madh që ka nëse del nga shtëpia e “Big Brother VIP”