Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004. Tek “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë, kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit. Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit Agron Llakaj.
Advertisements
Megjithatë, Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.
“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në darkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”.
Advertisements
Edhe pse 18 vite pas, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante.