Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi u kap në një fermë kanabisi. Shqiptari u dënua me 18 javë burg nga një gjykatë angleze. Ai u kap teksa ishte duke u kujdesur për 100 rrënjë kanabisi në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe.
Advertisements
Shqiptari i identifikuar si Laert Verushi ishte fshehur në papafingo kur policia hyri me forcë në shtëpinë që ishte kthyer në një fermë kanabisi. 31 vjeçari u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe posedim të një dokumenti identiteti të rremë.
Verushi përdorte një kartë identiteti false italiane, ndërsa para policisë u justifikua se ai kishte vetëm 10 ditë në fermën e kanabisit dhe për këtë kishte marrë 200 paund nga dy persona, shkruajnë mediat angleze.
Advertisements
Në fermën e kanabisit, dy dhoma në katin e sipërm shërbenin për rrënjët e bimëve të kanabisit që ishin vendosur në vazo ndërsa të tjera ishin në proces tharjeje.