Tre fëmijët e Fitores sot kanë jetën për të cilën ajo është përpjekur dhe e ka dëshiruar që ata ta kenë. Ndaj, vajzat e saj, Redina dhe Garledina kanë ardhur për t’i thënë pikërisht këtë nënës së tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por çfarë do t’i kërkojnë ata Fitores në këtë rubrikë të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan?
Advertisements
Redina: Mos qaj, ne duam vetëm të qeshësh e jo të qash. Ke qarë mjaftueshëm. Ne të kemi sjellë sot këtu për të të thënë se sa mirënjohës të jemi për të gjitha sakrificat që ti ke bërë për ne.
Advertisements
Fitore: Detyrën kam bërë.
Redina: Dhe për të të thënë që ti vërtet e humbe jetën tënde, por ne jemi këtu për ty dhe s’kemi për të të lënë asnjëherë vetëm, as unë, as motra, as vëllai.
Fitore: Faleminderit, ju jeni gjithçka për mua.
Garledina: Duam të të kërkojmë dhe diçka. Që sot e tutje të kujdesesh më shumë për vete se sa për ne. Jemi rritur dhe do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit për çdo problem që do të kemi./tvklan.al
Ka një mesazh për ty – E rrallë, 9 nipër e mbesa surprizë gjyshes (27 Shkurt 2022)