SHBA ‘ngre alarmin’: Putini ka mbledhur 190 mijë ushtarë përballë Ukrainës, mund të bombardojë natën

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka parë një përkeqësim të situatës në Ukrainën lindore. Duke folur në një konferencë shtypi në Kremlin, Putin bëri akuza të pabazuara për “shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut” dhe “diskriminim të popullatës rusishtfolëse” në Ukrainë, raporton BBC.

Advertisements

Putin u kërkoi autoriteteve në Kiev të hyjnë në negociata me krerët separatistë. 69-vjeçari u tha gazetarëve se mbetet i gatshëm të diskutojë krizën në Ukrainë me liderët perëndimorë, por i akuzoi ata për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë dhe paralajmëroi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë një zotim ligjërisht të detyrueshëm që NATO do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes.

Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e sanksioneve perëndimore dhe argumentoi se SHBA dhe aleatët e saj do të gjejnë gjithmonë një pretekst për të vendosur ndëshkime financiare ndaj regjimit të tij.

Advertisements

Deklarata e tij vjen pasi SHBA akuzoi Rusinë për grumbullimin e rreth 190,000 trupave përgjatë kufijve të Ukrainës.

Lexo po ashtu
Më herët SHBA-të janë shprehur se Putini po kërkon shkak për të sulmuar Ukrainën dhe justifikimi se ushtria e Kievit po keqtrajton rusët mund të jetë një i tillë./abcnews.al

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Çfarë po ndodh? Ushtarët amerikanë “blindojnë” kufirin Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërLajmi fundit/ I riu i jep fund jetës, detaje nga ngjarja e rëndë (EMRI)