SHBA ngre alarmin : Forcat ruse gati për pushtim të plotë të Ukrainës (HARTA)

Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura.

Advertisements

Teksa Rusia është pozicionuar në terren, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Uashington ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është plotësisht i përgatitur për një pushtim në shkallë të gjerë, i cili mund të ndodhë në çdo moment. Sipas tij forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë. “Ai është aq i gatshëm. Ne kemi thënë çdo ditë tani dhe sigurisht që është e mundur që sot të jetë ajo ditë”, thotë zyrtari.

Lexo edhe: Ç’mund të presim pasi Ukraina të pushtohet nga Putin

Advertisements

Kur u pyet për trupat ruse që rrethojnë Ukrainën, zyrtari thotë se ato janë “gati për të shkuar”.

Përafërsisht 80% e forcave ruse janë pozicionuar që do të thotë se janë gati të pushtojnë nëse jepen urdhra, sipas vlerësimit të fundit të SHBA. Të hënën, rreth 40 deri në 50% e trupave thuhej se ishin në atë pozicion.

Aktualisht autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Lexo edhe: Alarmi për sulm të plotë rus në Ukrainë, BE-ja bën gati sanksione të reja

Ata janë të pajisur me gjithçka, nga tanket dhe artileria deri te fuqia ajrore dhe mbështetja detare.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e enjte, 24 shkurt 2022
Artikulli tjetërE rëndë/ Shtëpia shpërthen në flakë, humb jetën aktorja e njohur