Gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama foli për dënimin e Franceso Bechetit me 17 vite burg. Ai tha se Bechetti ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe beteja vazhdon. Rama u shpreh se drejtësia po funksionon duke përmendur edhe dënime të tjera të ish-zyrtarëve të lartë.
Advertisements
Pjesë nga debati
A mendoni ju që duhet të forconi procedurat e kontrollit ndaj ministrave apo doni të mbani moton tuaj ça më duhet mua ça bëj vetë?
Advertisements
Rama: E thashë unë?! Unë bëra gjithë atë shkëmbim intensive me zonjën Tabaku në fillim pikërisht për këtë. Unë nuk e thashë atë. Mua më duhet shumë jo vetëm çfarë bëj unë. Ju Saimir Tahirin po e përmendni përsëri. Nuk e kam problem fare. Përmendeni.
Nuk e përmenda si emër por si problem.
Rama: Çfarë të them unë. Përmendeni. Ju e përmendët. U morët përsëri me të dhe kërkoni të bëni. Unë nuk do ju them juve atë që i thashë zonjës Tabaku. Në qoftë se unë jam vënë në dispozicion të të gjithëve këtu. Dua t’i jap anëtarëve të Komisionit hapësirën që iu dhashë juve. Kuadrin e përgjigjes e përcakton anëtari. Unë dëgjova këtu për kanabisin. Këtu po mundohem të komentoj. Helidon të lutem mos e përsërit. Mos më vër në gojë mua gjëra që nuk them. Lëri gjërat për të tjerët që nuk janë fare të pranishëm.
A garantoni qytetarët shqiptarë që nuk do përballemi në arbitrazh me subjektin që do kërkojë fitimin e munguar?
Rama: Unë nuk kam pasur nevojë të jap garancira të kësaj natyre përpara. Ajo që kam thënë për këtë zotërinë që sot u dënua me 17 vite burg nga ajo gjykatë që ka dënuar edhe njerëz të tjerë. Sa të jem unë kryeministër nuk shoh si mund të marrë ndonjë lekë ai nga shteti shqiptar. Ka marrë zero lekë. Lufta vazhdon por deri tani nuk ka marrë asnjë qindarkë. Beteja vazhdon. Unë i dal për zot vendimet të qeverisë së Shqipërisë. Këto nuk janë vendime personale. Edhe përpara the 17 për njëherë. Krijoni një pamje sikur nesër do mbledhim çanta. Nuk mund të bëhen dot 17 procedura brenda ditës sepse nuk ndodh dot. Vijnë në një moment të caktuar të gjitha bashkë. Çfarë rëndësie ka që u bë atë të mërkurë apo do bëhej të mërkurën tjetër.
Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë për Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e tij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh.