Saimir Tahiri del nga ambientet e burgut 313, ja çfarë po ndodh (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ka lënë ambientet e burgut 313 në Tiranë dhe është nisur drejt Fierit, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata prej 3 vitesh dhe 4 muaj burg. Tahiri doli me pranga në duar nga salla e gjykatës dhe u dërgua në ambientet e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme ku edhe qëndroi 5 ditë.

Advertisements

Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhje me anëtarët e bandave kriminale gjatë kohës që ka mbajtur postin e ministrit, në mandatin e parë të qeverisë Rama. Fillimisht prokuroria kërkoi 12 vite burg për të, por Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi që ai të dënohej me 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Advertisements

Në pamjet që ilustrohet në vijim, shfaqet momenti i transferimit të Tahirit drejt burgut të Fierit.

Artikulli paraprakNjë zarf mbërrin në shtëpinë e BBV/ Vëllai i Madh ka një njoftim të rëndësishëm për finalistët e produksionit
Artikulli tjetërSherri i bujshëm mes Donaldit dhe Einxhel, Marjana Kondi zbulon të ‘preferuarin’ e saj (foto)