Rëndohet situata e Covid në vendin tonë, MSH nxjerr njoftimin! Ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 3739 testime rezultuan 841 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 humbje jete.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3739 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 841 qytetarë, në këto bashki:
342 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë.

Janë 11,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 841

Të shëruar në 24 orë 1547

Të shtruar në spitale 130

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3739

Testime totale 1,698,880

Raste pozitive 265,716

Raste të shëruara 250,429

Raste Aktive 11,894

Humbje jete 3,393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4459

Fier 1547

Shkodër 1175

Vlorë 921

Gjirokastër 811

Elbasan 796

Berat 638

Lezhë 487

Korçë 428

Durrës 298

Kukës 255

Dibër 79

Artikulli paraprakÇmimi i naftës në shifra rekord, paralajmërohet rritja e çmimit të biletës urbanit
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Fishekzjarre dhe dron në shtëpinë e BBV për Einxhel Shkirën