Pushtimi rus në Ukrainë/ Polonia, Lituania dhe Gjermania vihen menjëherë në lëvizje, ja çfarë pritet ditën e sotme

Liderët e Polonisë, Lituanisë dhe Gjermanisë do të takohen në Berlin të shtunën për të diskutuar sanksionet ndaj Rusisë, tha në Twitter zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller.

Advertisements

“Me iniciativën e kryeministrit Morawiecki sot do të mbahet një takim në Berlin.

Kryeministri [polak] Morawiecki së bashku me Presidentin e Lituanisë [Gitanas Nauseda] do të zhvillojnë bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz”, tha Muller, herët të shtunën.

Advertisements

“Bashkimi Evropian duhet të miratojë menjëherë një paketë sanksionesh të ashpra kundër Rusisë”.

Muller nuk bëri të ditur detaje për kohën e takimit.

Artikulli paraprakFotoja e 80-vjeçarit ukrainas po bën xhiron e botës, bëhet virale në rrjetet sociale
Artikulli tjetërRusët humbin durimin nga rezistenca e ukrainasve! Sulmi me raketa mbi një pallat në Kiev, dalin pamjet e banorëve duke u larguar nga paniku