Pushtimi i Ukrainës, vjen paralajmërimi për ambasadën ruse në Tiranë

Ditë e sotme në orët e para të kësaj të enjteje Rusia sulmoi Ukrainën, në një akt qe është dënuar botërisht. Reagimeve të liderëve botëroeë iu bashkuan edhe ata shqiptarë që kërkuan me çdo kusht dënimin e këtoj agresioni ndërsa shprehën mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Advertisements

Ndërkohë një protestë është paralajmëruar sot tek ambasada ruse në Tiranë rreth orës 17:30. Janë një grup gazetarësh dhe aktivistësh që do të mbajnë një protestë paqësore kundër pushtimit rus dhe në solidaritet me popullin ukrainas.

Protesta ka për qëllim për tu rreshtuar krah popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë.

Advertisements

Postimi i Gjergj Erebarës:

PROTESTË PRANË AMBASADËS RUSE

Pas diskutimeve mes shokësh dhe shoqesh, të afërm dhe të njohur, vendosëm që pranë Ambasadës së Rusisë në Tiranë të mbajmë një protestë paqësore kundër pushtimit rus dhe në solidaritet me popullin ukrainas.

Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. Ky pushtim është një dhunim i hapur ndaj vetë demokracisë. Solidarizimi me popullin e Ukrainës është detyrë qytetare e çdo njeriu që beson te vlerat universale të lirisë dhe paqes. Ky është një agresion që vë në lojë mekanizma që cenojnë paqen botërore dhe rrezikojnë jetët dhe mirëqenien e të gjithëve.

Kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi. Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë.

Vendndodhja më e përshtatshme për protestën rezulton lulishtja pranë Ambasadës së Rusisë. Orari i propozuar është 17:30.
Ftoheni të gjithë të bashkohemi me flamuj të Ukrainës (kush mundet të printojë nga një flamur në formate letre) si dhe qirinj për të nderuar viktimat e deritanishme.

Artikulli paraprak“Jam me djalin dhe burrin, dëgjuam shpërthimet…”/ Lufta po prek edhe shtetas të vendit tonë, artistja shqiptarja në Ukrainë rrëfen tmerrin që përjetoi (VIDEO)
Artikulli tjetër“Paqja mori fund”/ Berisha del me deklaratën e frikshme: Putin nisi luftën e tretë Botërore