Premtoi 100 mijë euro për të ndërtuar 4 shtëpi për të varfërit! Por komentuesi e kap mat Donaldin(Foto)

Donaldi deklaroi ditën e djeshme se do dhuronte 100 mijë euro nga xhepi i tij për të ndërtuar 4 shtëpi për të varfërit.

Advertisements

Ky lajm pushtoi rrjetet sociale duke bërë që shume ta pëlqenin atë, por një koment ka rënë në sy nga një fans ku i thotë : Jepi njehere rrogen Einxhel’

Me shumë të drejtë kjo deklaratë le të kuptohet që Donaldi këtë gjë po e bën për famë, dhe jo sepse realisht ja ndjen zemra.

Advertisements

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Ai tha se 2 shtëpi do të ndërtohen në Kosovë ndërsa 2 të tjera në Shqipëri. Teksa e uroi edhe Ilirin për fitoren, Donaldi ftoi balerinin që t’i bashkohet atij për të ndihmuar kombin që e ka mbështetur.

“Unë vërtet nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime, për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Dy shtëpi në Kosovë dhe dy shtëpi në Shqipëri. Sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.

Patjetër që do kisha dëshirë të ftoja dhe fituesin, të cilit i uroj fitoren, që ndoshta të më bashkohej edhe mua për këtë nisëm, për këtë komb që na ka mbështetur. Kështu që nëse do mund të vish edhe ti me mua.”- u shpreh Donaldi në videon e tij.

Artikulli paraprak“Ke fjetur me nënën tënde, familje e shthurur që zhvìshesh në mes të shtëpisë”, ish-vjehrra: Turp të kesh, të kam mbajtur si vajzën time
Artikulli tjetërVideo që po shpërndahet me shpejtësi/ Bora i dedikon këngë Donaldit: Unë kurrë nuk të kam trajtuar keq, ti më bërë ta urrej…(Video)