Po bombardohet nga të gjitha anët, Ukraina i bën kërkesën urgjente Turqisë për të penguar përparimin e luftë-anijeve ruse

Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, bën të ditur ambasadori i Kievit në Ankara.

Advertisements

“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë përkatëse ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, ne duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në një konferencë shtypi në kryeqytetin turk.

Kërkesa e vë në një pozicion të vështirë, anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.

Advertisements

Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimet e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kë rcënohet.

Artikulli paraprakVIDEO rrënqethëse/ Ushtari ukrainas i frikësuar u jep lamtumirën prindërve: Mami, babi, ju dua!
Artikulli tjetërI fundit/ Presidenti i Ukrainës armatos popullin!