“Plotësoni kërkesat ose në të kundërt…”/ Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron se do t’i lërë qytetarët në këmbë duke nisur nga kjo datë

Foto ilustruese

Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama, kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministrave Delinda Ibrahimaj dhe Belinda Balluku duke paralajmëruar mbylljen e shërbimit që prej 1 marsit nëse nuk u plotësohen disa kërkesa.

Advertisements

Kërkesat që ata kanë janë:

Rimbursimi i TVSH në shitje

Advertisements

Heqja e akcizës 37 lekë/ litër

Heqja e taksës së qarkullimit për subjektet e licencuara

Rimbursimi nga ministritë e linjës lidhur me kategoritë (tetraplegjikë, paraplegjik, invalid pune, të verbët dhe studentët).

Nëse këto kërkesa që kanë parashtruar nuk plotësohen, pritet që ata duke nisur nga muaji i ardhshëm të ndërpresin shërbimin e tyre.

Artikulli paraprakKonflikt me Donaldin? Arbana Osmani u mbyll gojën thashethemeve dhe tregon të vërtetën
Artikulli tjetër“Iku varësja”/ Fansat i vodhën bizhuteri në koncert? Noizy bën reagimin e papritur (VIDEO)