“Për kokën e Zotit”/ Beniada bën sërish të njëjtën gafë, ‘shpërthejnë’ të qeshurat në emision (VIDEO)

Banorja finaliste e Big Brother VIP, Beniada Nishani (Jakic), ka qenë pa dyshim një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku.

Advertisements

Ajo u rendit e katërta në finalen e madhe, e cila shpalli si fitues balerinin Ilir Shaqiri.

Beniada së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në përgjithësi mbi eksperiencën e saj në Big Brother VIP.

Advertisements

Teksa bisedonte me prezantuesen Bieta Sulo për meshkujt e shtëpisë dhe personin që ndoshta mund të përshtatej me të në një “lidhje”, modelja e njohur bëri sërish një rrëshqitje të një prej frazave të saj më qesharake të thëna brenda shtëpisë.

“Atëherë të ju them të vërtetëm siç e them gjithmonë ‘për kokën e Zotit’ nuk ka qenë asnjëri që më interesonte”, ka thënë Nishani (Jakic).

Ndërkohë me të dëgjuar “për kokë të Zotit”, Bieta dhe publiku në studio kanë filluar të qeshin, pasi Beniada është kritikuar disa herë për përbenë e pavend që ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Por s’kam çfarë të bëj…”, tha mes të tjerash modelja kur pa reagimin e të gjithëve duke qeshur.

Tutje, ajo tha se që një mashkull t’i bëjë përshtypje asaj, ai duhet të jetë simpatik, i sinqertë, buzagaz, dhe që ka karakter të fortë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakZbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”
Artikulli tjetërE fundit/ Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg ish-pronarin e televizionit të njohur shqiptar