PD voton pro shtyrjes së afatit të vetingut, por me dy kushte!

Zbardhen mesazhet e krytarit të PD Lulzim Basha ne mbledhjen me deputetet, pak para nisjes se seances ne Kuvend, ku opozita ka vendosur te votoje pro zgjatjes se afateve te mandatit te institicioneve te vetingut por me kusht reformen zgjedhore dhe reformen territoriale.

Advertisements

“Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperine dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale.

Advertisements

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike.

Prioritet i yni është reforma territoriale. Grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë”, ka deklaruar Basha, meson Panorama.

Artikulli paraprakTensione para Kuvendit/ Rama mori brenda vetëm 3 gra për të diskutuar, protestuesit: Pse vetëm përfaqësues të “5 majit”?
Artikulli tjetërNdahet nga jeta ish-deputeti në Parlamentin Europian, ndërmjetësonte krizat në Shqipëri (EMRI)