Pamje të tmerrshme lufte/ Bombarduesit rusë ‘ndezin’ qiellin ukrainas, raketat bien mbi pallate, raportohet për shumë humbje jete (VIDEO)

Viktimat janë shumë dhe numri nuk dihet. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare për luftën që ka nisur tashmë në Ukrainë, prej disa orësh kur Rusia njoftoi se kishte filluar një operacion special ushtarak për të mbrojtur Donetsk dhe Luhansk.

Advertisements

Bombarduesit rusë janë filmuar nga civilët ukrainas teksa fluturojnë mbi kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera të vendit, duke lëshuar raketa. Sipas ministrave të Ukrainës, janë sulmuar fillimisht aeroportet dhe bazat ushtarake, por sulmet janë të ashpra, transmeton newsbomb.al.

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter. “Ruhuni të qetë dhe besoni në mbrojtësit e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e forcave të Ukrainës.

Advertisements

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, duke raportuar nga qyteti i Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës, thotë se banorët janë “të shokuar dhe të tmerruar kur imagjinojnë se çfarë mund të vijë”.

Siç shihet nga ky kolazh pamjesh që ne kemi arritur të mbledhim nga korespondentët e mediave ndërkombëtare dhe ato që vetë qytetarët ukrainas shpërndajnë në Twitter, imazhet janë të frikshme. Një fëmijë shihet i vrarë në rrugë, pranë biçikletës së tij, ndërsa raketat ruse “skuqin” qiellin ukrainas.

Artikulli paraprakBombardimet ruse mbi Ukrainë, del bilanci i viktimave deri tani
Artikulli tjetërHabit Iliri, bën deklaratën e fortë në lidhje me Donaldin dhe Bora Zemanin