Pak orë para votimit për zgjatjen e vettingut, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës

Deputetët e Partisë Demokratike janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 09:00, pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetinut.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se në mbledhje pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.

Negociatat para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës kanë futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Sipas burimeve përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë kanë shkuar në selinë blu për të arritur një unanimitet mes palëve sa i takon këtij procesi.

Advertisements

Artikulli paraprakMonedhat kundrejt lekut/ Njihuni me këmbimin valutor për sot
Artikulli tjetërHabit Armina Mevlani: E frikshme, ajo çdo javë ndërron meshkujt! Shkon ne shtëpitë e tyre dhe…