23-vjeçari shqiptar i cili u arrestua për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, në Selanik është dënuar me 4 vite 3 muaj burg për mbajtjen e sendeve të dhunshme.
Advertisements
Policia e Selanikut ka kryer kontrolle edhe në një zyrë shoqatë tifozësh në një pallat në rrugën ‘Palaion Patron’ në të cilën ka sekuestruar si shkopinj, thika dhe tuba, për të cilat akuzohet 23-vjeçari shqiptar.
Advertisements
Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk është në dijeni se kush tjetër mund të hyjë në ato zyra.
“Nuk kam asnjë lidhje me sendet e gjetura. Nuk e di kush tjetër do të shkojë në atë vend. Unë shkova me miqtë e mi, gjithashtu nuk e di kush tjetër i ka çelësat, ashtu siç nuk e di kush i mblodhi të gjitha këto sende që u gjetën”, ka thënë ai në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.