Nuk i del inati Donaldit: ‘Mund të them shumë gjëra për Einxhel, por …’

Debati i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt po komentohet shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Beniadën dhe Monikën, aktori i humorit është shprehur se moderatorja nuk kishte pse e hapte këtë bisedë në këtë pikë të lojës.

Advertisements

“Çdo gjë mund ta kem bërë, gjithçka, gjithçka. Por asnjë gjë nga ato që tha nuk ishte e nevojshme që të hapej tani nga ajo. Sidomos për të parën. Pse duhet ta bënte këtë? Pse nuk e bërë që në fillim? Unë mos ta them atë që shikoj? Kështu e shikoj. Ajo donte diçka që të nxirrte diçka që të dilte kundra meje duke e shpikur, diçka që ne nuk e vërtetojmë dot, në një mënyrë shumë dashakeqe. Ka përmendur emra të tjerë këtu brenda”, ka thënë ai.

Donaldi ka shtuar më pas se mund të thotë dhe shumë gjëra të tjera për moderatoren, por ka zgjedhur mos të shprehet: “Unë mund të kem shumë gjëra për të thënë për atë, shumë gjëra, por nuk dua , nuk më duhet, nuk më intereson. Më mjafton njeriu që shikoj këtu brenda”, tha Donaldi.

Artikulli paraprakVrasja e 19-vjeçarit grek, arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
Artikulli tjetër‘A ju pëlqen çifti?’ Fifi u puth në buzë me ish-burrin e saj, habit me reagimin e saj Adrola Dushi